Art&Argëtim

Chris Rock nuk bëhet pishman: Shakaja me gruan e Uill Smith më e mira që kam bërë ndonjëherë

Gjatë turneut evropian, Rock thuhet se foli për ashpërsinë e shuplakës dhe shakanë, duke e cilësuar si më të bukurën.

4 Shtator 2022, 18:20 Nga k.m.
Chris Rock nuk bëhet pishman: Shakaja me gruan e Uill Smith më e mira
Chris Rock dhe Will Smith

SHBA- Chris Rock duket se e ka adresuar drejtpërdrejt shakanë që rezultoi në shuplakën e famshme që Will Smith i dha në ceremoninë "Oscars 2022".  Gjatë turneut evropian, Rock thuhet se foli për ashpërsinë e shuplakës dhe shakanë, duke e cilësuar si më të bukurën.

“Zoti e mallkoftë, ajo ishte shakaja më e bukur që kam thënë ndonjëherë,”- tha Chris Rock ndërsa u pyet nga Dave Chapelle.

Episodi ndodhi në ceremoninë e 94-të vjetore të Academy Awards në fillim të këtij viti pasi Rock doli në skenë për të prezantuar një Oscar. Gjatë prezantimit, ai tha me tallje, "Jada, të dua. GI Jane 2, mezi pres ta shoh", duke iu referuar kokës së saj të rruar. Brenda pak sekondash, Smith doli në skenë dhe e goditi Rockun.

“Ajo shpullë nxori fytyrën e vërtetë të tij, atë që ai u mundua të mbante të fshehur për 30 vite. Tregoi që është i njëjti maskara njëlloj si edhe ne”, tha Rock.

Më tej, shtoi që shpreson që Smith të mos e fshehë më fytyrën e tij. Po ashtu, një burim i tha ET se Rock nuk ka plane të kontaktojë me aktorin.

chris rock will smith

Sondazh

Poll