Bota

E trishtë, vdes ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Berlin, Ramadan Nazifi

Ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani ka konfirmuar se ka ndërruar jetë ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Berlin.

3 Shtator 2022, 10:25 Nga d.a.
E trishtë, vdes ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Berlin,
Ramadan Nazifi

MAQEDONIA E VERIUT- Ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, ka njoftuar për vdekjen e ambasadorit të Maqedonisë së Veriut në Berlin, Ramadan Nazifit.

"Oh Dan! Shpirtin na e këpute! Me rastin e vdekjes së Ambasadorit të Republikës së Maqedonisë Veriore në Berlin, Ramadan Nazifit, mgushëllime familjes, miqve dhe institucioneve të vendit.

Ramadan Nazifi do të mbetet në kujtime si një personalitet i paharruar dhe profesionist shembullor!”, ka shkruar Beqë Cufaj.

Ramadan Nazifi ka lindur më 1 mars 1962 në Radush të Shkupit. Ai ishte shkolluar në vendlindje, ku studimet i ka mbaruar për gjuhën frenge në Universitetin e Shkupit. Ka pasur një karrierë të pasur diplomatike. 

vdes ramadan nazifi beqë cufaj

Sondazh

Poll