Bota

FOTO+VIDEO/ "Taksi për Putinin", hakerët bllokojnë trafikun në Moskë! Qindra makina dërgohen në të njëjtën vend

Pamjet që bënë xhiron e rrjetit tregojnë taksitë të gjitha të bllokuara në një pikë. Shoferët pa e kuptuar se po shkojnë të gjithë në një drejtim përpiqeshin që të kalonin njëri-tjetrin.

2 Shtator 2022, 20:48 Nga e.k
FOTO+VIDEO/ "Taksi për Putinin", hakerët bllokojnë
Pamje nga bllokimi i rrugëve

MOSKË- Kaos në rrugët e Moskës pasi hakerat shënjestruan një aplikacion që përdorin taksitë në Moskë duke i dërguar të gjitha në një vend.

Pamjet që bënë xhiron e rrjetit tregojnë taksitë të gjitha të bllokuara në një pikë. Shoferët pa e kuptuar se po shkojnë të gjithë në një drejtim përpiqeshin që të kalonin njëri-tjetrin.

Hakerët kishin hakuar Yandex Taxi, që është dhe zëvendësuesi i Rusisë për Uber, duke shkaktuar bllokime në Kutuzovsky Prospekt, një rrugë kryesore me gjashtë korsi që kalon nëpër qytet.

FOTO+VIDEO/ "Taksi për Putinin", hakerët bllokojnë

"Në mëngjesin e 1 shtatorit, Yandex Taxi hasi në një përpjekje nga sulmuesit për të ndërprerë shërbimin - disa dhjetëra shoferë morën porosi me shumicë në rajonin e Filit", tha një nga zëdhënësit e kompanisë në një deklaratë.

Firma tha se po ndërmerr veprime për të përmirësuar algoritmin e saj për të parandaluar incidente të ngjashme që të ndodhin në të ardhmen, por kjo nuk e ka ndaluar komunitetin online të komentojë.

rusi

Sondazh

Poll