Bota

FOTO+VIDEO/ Pamje të rënda nga Londra, 10 djem godasin me shqelma e grushte një 19-vjeçare

Vajza nuk kishte asnjë mundësi për t'u mbrojtur dhe ishte e pashoqëruar në momentin e sulmit. Ajo u dërgua menjëherë në spital dhe raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

1 Shtator 2022, 20:03 Nga e.k
FOTO+VIDEO/ Pamje të rënda nga Londra, 10 djem godasin me shqelma e
Pamje nga vendi i ngjarjes

LONDËR- Pamjet tronditëse vijnë nga Londra teksa tregojnë momentin ku një 19-vjeçare u sulmua me grushta dhe shqelma nga një bandë kriminale.

Në pamjet e shpërndara nga Daily Mail shihet sesi vajza, një shitëse gazetash është shtrirë në rrugë dhe 10 djem e godasin pa mëshirë.

FOTO+VIDEO/ Pamje të rënda nga Londra, 10 djem godasin me shqelma e

Vajza nuk kishte asnjë mundësi për t'u mbrojtur dhe ishte e pashoqëruar në momentin e sulmit. Ajo u dërgua menjëherë në spital dhe raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Siç duket edhe në video turma u shpërnda në momentin që ndërhynë oficerët e Policisë ndërkohë për ngjarjen nuk ka ende asnjë të arrestuar.

londer

Sondazh

Poll