Bota

Akuzat për krime kundër njerëzimit në provincën Xinjiang, Berlini: Të respektohen të drejtat e njeriut! Të lirohen të arrestuarit

Burbock i bëri thirrje Pekinit të lejojë një hetim të ri të pavarur mbi këto pretendime për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut në Kinë.

1 Shtator 2022, 18:49 Nga e.k
Akuzat për krime kundër njerëzimit në provincën
Ministrja e Jashtme gjermane, Analena Burbock

KINË- Gjermania i bëri thirrje qeverisë së Kinës të enjten që "të lejojë menjëherë të gjithë banorët e Xinjiang që të ushtrojnë plotësisht të drejtat e tyre njerëzore", një ditë pas publikimit të një raporti të OKB -së mbi abuzimet e dyshuara në provincën kineze me shumicë myslimane, pakicë ujgure.

"Raporti konfirmon se ka arsye për shqetësim", tha Ministria e Jashtme gjermane në një deklaratë.

“Të gjithë të arrestuarit në mënyrë arbitrare duhet të lirohen menjëherë”, shtohet në deklaratë

Burbock i bëri thirrje Pekinit të lejojë një hetim të ri të pavarur mbi këto pretendime për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut në Kinë.

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut prezantoi dje raportin e tij për situatën në provincën kineze të Xinjiang dhe trajtimin e ujgurëve. Raporti flet për "krime të mundshme kundër njerëzimit" në atë krahinë, por nuk përdor termin "gjenocid" të cituar shpesh nga SHBA.

Kina e hodhi poshtë raportin, duke e denoncuar atë si "një gropë dezinformimi dhe një mjet politik në shërbim të strategjisë së SHBA-së dhe Perëndimit, e cila synon të përdorë Xinjiang për të penguar (zhvillimin) e Kinës".

analena berbock

Sondazh

Poll