Art&Argëtim

Khloe Kardashian rrëfen momentin e zbulimit të tradhtisë nga Tristian Thomson

Khloe Kardashian ka rrëfyer për herë të parë momentin e zbulimit të tradhtisë nga Tristian Thomson në trailerin e sezonit të dytë të “Keeping up With the Kardashians”.

31 Gusht 2022, 19:42 Nga s.s
Khloe Kardashian rrëfen momentin e zbulimit të tradhtisë nga
Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson

SHBA- Ky vit për blogeren Khloe Kardashian ka qenë i mbushur me plot drama, por tashmë ajo do nisë një kapitull të ri në jetën e saj pasi është bërë sërish nënë. Së fundmi, në trailerin e ri të sezonit të dytë të “Keeping up With the Kardashians”, ka rrëfyer për për vitin e saj “jashtëzakonisht të vështirë” në lidhje me tradhtitë e Tristan Thompson.

Khloe mbeti zemërthyer pasi zbuloi se Tristan po priste një fëmijë me një grua tjetër. Akoma më tronditëse ishte fakti që ajo dhe Tristan po përgatiteshin të kishin një fëmijë tjetër nëpërmjet një nëne surrogate. Duke shpjeguar se si ka qenë ky vit për të, Khloe tha: “Të kalosh atë që kalova ishte tepër e vështirë. Thjeshtë ndihem si një peshk brenda në akuarium".

Kris Jenner shprehu entuziazmin që familja e saj po rritej, duke thënë “së pari Kylie, tani Khloe”. Khloe dhe Tristan, të cilët u ndanë në janar mirëpritën fëmijën e tyre të dytë, një djalë, në fillim të këtij muaji. Duke folur për këtë kapitull të ri në jetën e saj, Khloe shprehet se do të jetë vërtet emocionuese për të dhe se ndihet gati.

Ata janë tashmë prindër të vajzës 4-vjeçare True, e cila thuhet se është “shumë e emocionuar” që tashmë ka një vëlla. Një burim tha për Hollywood Life: “True ka qenë kaq e emocionuar dhe Khloe po ashtu edhe Tristan janë të mahnitur se sa motër e mrekullueshme është dhe sa e vëmendshme është. Kjo vetëm sa ka ndryshuar dinamikën e familjes së tyre për mirë. True nuk dëshiron të largohet nga ai dhe vazhdimisht i jep puthje dhe përqafime”.

tristan thompson khloe kardashian dhe tristian khloe kardashian

Sondazh

Poll