Aktualitet

Aksidentohet 5-vjeçari në Maliq! Niset drejt Tiranës

Ai është nisur drejt Tiranës për të marrë një trajtim më të specializuar pasi ka marrë disa dëmtime në kokë.

29 Gusht 2022, 17:44 Nga e.k
Aksidentohet 5-vjeçari në Maliq! Niset drejt Tiranës
Foto ilustruese

KORÇË- Një fëmijë 5-vjeçar është paraqitur në urgjencën e spitalit të Korçës për të marrë mjekim pasi është goditur aksidentalisht nga një i mitur tjetër me biçikletë.

Ai është nisur drejt Tiranës për të marrë një trajtim më të specializuar pasi ka marrë disa dëmtime në kokë.

NJOFTIMI I POLICISË

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 29.08.2022, rreth orës 16:40, në Spitalin e Korçës, ka mbërritur për mjekim një i mitur 5-vjeçar, banues në fshatin Sovjan, Maliq, i cili duke luajtur në fshat, është goditur aksidentalisht nga një i mitur tjetër me biçikletë. Për pasojë 5-vjeçari ka marrë dëmtime në kokë dhe pas mjekimit të marrë në Spitalin e Korçës u transportua në Tiranë, për mjekim më të specializuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

korce

Sondazh

Poll