Aktualitet

Gazetarët shqiptarë hetohen për sponsorizim nga Rusia, Myzyraj: Fyese e dashakeqëse

Myzyraj shkruan se ai vetë ka komunikuar me dy miq të Svetlana Timofeyeva.

28 Gusht 2022, 22:17 Nga F.M
Gazetarët shqiptarë hetohen për sponsorizim nga Rusia, Myzyraj:
Isa Myzyraj

TIRANË- Gazetari Isa Myzyraj e ka konsideruar fyes për gazetarët shqiptarë aludimin se janë sponsorizuar nga Rusia për të marrë në pyetje të afërm e familjarë të rusëve të arrestuar në Gramsh. Në një postim në Facebook, Myzyraj shkruan se ai vetë ka komunikuar me dy miq të Svetlana Timofeyeva për të ditur më shumë mbi vendet që kanë vizituar e fotografuar të huajt në Shqipëri. Myzyraj shton se aludimi që media qenka përdorur nga Rusia, pa publikuar prova dhe fakte është dashakeq dhe fyes për të gjithë gazetarët.

Postimi:

Pra, sipas Burimeve të Top Channel, media qenka përdorur nga Shërbimet ruse për të intervistuar personazhe. Kjo është një fyerje që u bëhet gazetarëve, dhe si e tillë nuk duhet pranuar. Javën e kaluar kam komunikuar me dy miq të Svetlana Timofeyeva, jo se më thanë “agjenturat ruse” por sepee doja të mësoja më shumë për atë se si e njohin miqtë Svetlanën, ku kanë qenë me të dhe çfarë kanë fotografuar. Madje, unë vetë, jo agjëntët rusë, kam kërkuar që të kontaktoj edhe me të tjerë miq apo edhe familjarë të Svetlanës, sepse unë jam gazetar dhe dua të kontaktoj çdo burim që është i vlefshëm për një ngjarje. Ndaj, aludimi që media qenka përdorur nga Rusia, pa publikuar prova dhe fakte është dashakeq dhe fyes për kolegët!

Konkretisht, gazetarët në vend po hetohen për sponsorizim nga Rusia pas përpjekjeve për të intervistuar miq të rusëve të kapur në Gramsh pas incidentit të ndodhur në Uzinë. Lajmi është bërë me dije nga TopChannel që shkruan se Prokurorët, Drejtoria e Antiterrorist dhe SHISH po analizojnë tentativat e mediave shqiptare për të intervistuar miq të Svetlana Timofeyeva e babait të Mikhail Zorin.

isa myzyraj edi rama hetimi ndaj gazetareve

Sondazh

Poll