Aktualitet

EMRI/ Gjendet i mbytur një 40-vjeçar në liqenin e Prespës

Paraprakisht raportohet se në trupin e 40-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune.

28 Gusht 2022, 16:13 Nga F.M
EMRI/ Gjendet i mbytur një 40-vjeçar në liqenin e Prespës
Prespa

PUSTEC- Një 40-vjeçar i identifikuar si Fredi Ceno, banues në fshatin Bitinckë, Devoll, është gjetur i mbytur në Liqenin e Prespës së Madhe. Këtë pasdite, trupi i tij është pikasur nga banorë të fshatit Pustec. Paraprakisht raportohet se në trupin e 40-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune. Por hetimet për ngjarjen vijojnë. Nuk dihet se si mund të jetë mbytur Ceno. 

NJOFTIMI:

Me datë 28.08.2022, rreth orës 15:15, në liqenin e Prespës së Madhe, në afërsi të fshatit Gollomboç, Pustec, është gjetur i mbytur, pa shenja dhune, shtetasi F. C., 40 vjeç, banues në fshatin Bitinckë, Devoll. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

fredi ceno

Sondazh

Poll