Insights

Fedez dje na shau nga ropt!

Një popull inferior lumturohet të dëgjoj nga goja e një të huaji një fjalë shqip, qoftë ajo sharje dhe harron fare të gjitha herët që në vendet ku ka shkuar nuk i kanë kthyer përgjigje edhe pse kanë përdorur anglishten si gjuhë ndërkombëtare.

27 Gusht 2022, 16:48 Nga Orgeta Likaj
Fedez dje na shau nga ropt!
Fedez

Fedez dje na shau nga ropt! Aw sa emocionuese! Dje ishte nata e parë e Sunny Hill në Tiranë dhe ndër të tjerë ishte ftuar dhe burri i asaj blogeres që unë s’e di akoma pse është bere e famshme, se për tu veshur s’di të vishet, Fedez. Fedezi, burri i Chiarës, dje tha që e vetmja fjalë që di në shqip është ‘qisharopt’ dhe gjejeni çfarë bëmë ne me inferioritetin tonë të kultivuar që në gjenezë?

Ne qeshëm, ne u emocionuam që Fedez kishte ardhur deri aty që të na shante nga ropt, që s’kishte mësuar as ‘Faleminderit’ as ‘Ju dua shume’, sepse kjo eshte ajo qe nje popull inferior ben. Një popull inferior lumturohet të dëgjoj nga goja e një të huaji një fjalë shqip, qoftë ajo sharje dhe harron fare të gjitha herët që në vendet ku ka shkuar nuk i kanë kthyer përgjigje edhe pse kanë përdorur anglishten si gjuhë ndërkombëtare.

Një popull inferior vret e shan me rob shpie këdo bashkëfshatar që e sheh keq te lokali i lagjes ama qesh kur një i huaj në shtëpinë e tij tregon mungesë respekti ndaj tij, duartroket. Një popull inferior madje do e quajë edhe të tepërt e sensitiv këtë postim dhe do perpiqet që nën petkun e emancipimit të madh dhe aftësisë për të kapur batuta që nuk ekzistojnë, të justifikojnë sërish sjelljen e papërgjegjshme të një këngëtari që s’ftohet më askund në vendin e vet, por mua aq më bën. Hajd qisharopt Fedez!

fedez orgeta likaj

Sondazh

Poll

Insights 18 Gusht 2022, 13:25 Ben Blushi

Katerina Zoto, stilistja S M L

Katerina Zoto Katerina Zoton e njoha në instagram. Kishte veshur një fustan të gjerë me lule. I nisa një sms.Mund të të ...

Insights 18 Gusht 2022, 10:57 ilir konomi

Ëndrra që plasi si flluskë sapuni

Ilir Konomi Në janar 1914, kur Princ Vidi përgatitej të vinte në Durrës si i zgjedhuri i fuqive të mëdha për të...