Insights

Ziadin Sela u dorëheq, por ky veprim ndoshta është i përshpejtuar

Ai ishte kurban i shushujzave dhe puthadorëve rreth tij, që e keqpërdornin, mashtronin e gënjenin, shantazhonin e çka mos më keq.

23 Gusht 2022, 11:22 Nga Naser Pajaziti
Ziadin Sela u dorëheq, por ky veprim ndoshta është i
Naser Pajsaziti

Ziadin Sela u dorëheq, por ky veprim ndoshta është i përshpejtuar! Ai është krijuar si lider që ngërthen në vete shumë elektorat që e akcepton si idol politik. Dorëheqja sigurisht nënkupton një akt moral, por Ziadin Sela duhej të priste zgjedhjet e ardhshme parlamentare, për të zhvilluar betejën e fundit.

Ai ishte kurban i shushujzave dhe puthadorëve rreth tij, që e keqpërdornin, mashtronin e gënjenin, shantazhonin e çka mos më keq.

Humbja e fundit në Tetovë dhe komuna tjera i adresohet pikërisht këtyre harbutëve rreth tij dhe në majat e partisë, që pa ndalur shigjetonin dhe i mshonin thika prapa liderit të tyre. Ata janë përgjegjës, sepse morën mandat të ri në organet më të larta partiake dhe sërish dolën bllof.

Moskoalicionimi me Besën në Tetovë është rezultat i këtyre harbutëve që si organe partiake i thonin jo koalicionimit. Ata e kundërshtonin dhe ia hanin kokën. Me pak përjashtime të disa emrave që i kishin sugjeruar Selës se duhej një veprim i përbashkët. Këtë e din Sela, por edhe kryesia.

Ziadin Sela duhet të godas pikërisht këta harbutë nga i pari deri tek i fundit, t'i spastrojë dhe të hap një debat të gjerë derë më derë me Arben Taravarin si dy binomë dhe ideatorë të kësaj partie.

Ata duhet të hapin rrugë me njerëz të sukseseve nga jeta publike, në cilëndo sferë.

Dyshja Sela-Taravari duhet të funksionojë, në cilindo kombinim, por me një qasje krejtësisht të re, duke dëgjuar qytetarin dhe opinionbërësit, dhe jo gjithë ata harbutë që e gënjyen dhe mbyllën çdo derë të kësaj partie.
Beteja duhet të vazhdoj si një front bashkë me Bilall Kasamin dhe protagonistë të tjerë të shoqërisë civile, që disa prej tyre i pamë në zgjedhjet në Tetovë!

naser pajaziti

Sondazh

Poll

Insights 18 Gusht 2022, 13:25 Ben Blushi

Katerina Zoto, stilistja S M L

Katerina Zoto Katerina Zoton e njoha në instagram. Kishte veshur një fustan të gjerë me lule. I nisa një sms.Mund të të ...

Insights 18 Gusht 2022, 10:57 ilir konomi

Ëndrra që plasi si flluskë sapuni

Ilir Konomi Në janar 1914, kur Princ Vidi përgatitej të vinte në Durrës si i zgjedhuri i fuqive të mëdha për të...

Insights 14 Gusht 2022, 15:29 Ben Blushi

Soni dhe Salman Ruzhdi, nga India në Paris

Soni SONI DHE SALMAN RUZHDI, NGA INDIA NË PARISPërpara disa muajsh po kërkoja foto të vjetra te bukinistët e Senës në Pa...