Bota

VIDEO/ Krimineli ‘me imagjinatë’ i shpëton policis! I hedh krahun në qafë të panjohurit, duke u hequr se e kishte shok

 Në pamje shihen momentet shokuese kur një sulmues i dyshuar me armë, hidhet nga një makinë në lëvizje që ndiqej nga policia, dhe i shpëtoi vëmendjes së oficerëve duke i hedhur kahun një të panjohuri që dukej si “miku i tij”.

26 Gusht 2022, 17:44 Nga e.k
 

VIDEO/ Krimineli ‘me imagjinatë’ i shpëton policis! I hedh
Pamje nga vendi i ngjarjes

ARGJENTINË- Një skenë e pazakontë dhe shokuese është regjsitruar ditën e sotme në Cordoba, Argjentinë. Në pamje shihen momentet shokuese kur një sulmues i dyshuar me armë, hidhet nga një makinë në lëvizje që ndiqej nga policia, dhe i shpëtoi vëmendjes së oficerëve duke i hedhur kahun një të panjohuri që dukej si “miku i tij”.

Më ai duke përdorur imagjinatën i hedh krahun në qafë një të panjohuri që po ecte në rrugë dhe nisi të bisedonte me të sikur ishin miq të vjetër, teksa makina e policisë kalonte duke e kërkuar.

Policia raportohet se kishte kuptuar se ishin vënë në lojë nga krimineli, vetëm pasi analizuan kamerat e sigurisë.Ndjekja kishte nisur pas një shkëmbimi zjarri në Cordoba pas një debati parkimi, sipas të përditshmes.

Sondazh

Poll

Bota 26 Gusht 2022, 17:32 e.k

'E ardhmja e Erdoganit e varur tek Rusia'

Rexhep Tajip Erdogan dhe Vladimir Putin TURQI- Turqia po thellon marrëdhëniet tregtare me Rusinë pavarësisht sanksioneve perë...