Art&Argëtim

“Për të gjithë ato që janë legjenda vetëm në mendjen e tyre”, Bleona Qereti thumbon kolegët: Që të mos i përmend

11 Gusht 2019, 07:28 Nga DOSJA

Sipas një raporti të ICPM  zbulohet se sa ndjekës të rremë kanë të famshmit në profilet e tyre në instagram.

Ky raport nuk kaloi pa u komentuar nga këngëtarja Bleona Qereti që me postimet e saj në “Instastory” ka thumbuar të gjithë VIP-at me ndjekës fallco në Instagram.

Këngëtarja ka zgjedhur të bëjë një krahasim mes ndjekësve të saj në Instagram me ndjeksit e tyre duke preferuar mos të thotë emra konkret.

Sipas Bleonës, ndryshe nga fansat e rremë që ato kanë ,fansat e saj janë bio.

VIP-at tonë filluan një lojë me mua, duke më lënë të kuptoj se janë më të famshëm se unë duke qenë se kanë më shumë ndjekës se unë, ndërkohë që kur janë në dreka e darka me mua, apo kur rastisim në aeroporte, ato që vijnë për të bërë foto bëjnë vetëm me mua”,- ka shkruar Bleona ne InstaStory-n e saj.

Këngëtarja nuk është ndalur me kaq! Më vonë ajo ka postuar një foto ku shprehet se fansat e saj janë të vërtetë dhe e ka shoqëruar foton dhe me një diss për VIP-at me ndjekës të rremë.

 “Për të gjithë ‘të famshmit’ me ndjekës të rremë. Për të gjithë ato që janë legjenda vetëm në mendjen e tyre,” ka shkruar këngëtarja.

(D.K/Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz #bleona qereti bleona diss vipave me ndjekës të rremë këngëtarja bleona qereti #bleona qereti bleona diss vipave me ndjekës të rremë këngëtarja bleona qereti

Sondazh

Poll