Art&Argëtim

Me zemër të thyer nëpër këngë, flet hapur Ylli Limani: 2019-ta më ka shkuar si vrënët në dashuri

11 Gusht 2019, 07:26 Nga DOSJA
Me zemër të thyer nëpër këngë, flet hapur Ylli

Kosovë-  Ylli Limani është një nga këngëtarët më të njohur shqiptarë dhe këngët e tij gjithmonë kthehen në hite.

Por ajo që vëmë re gjithmonë këngët e tij janë me nota trishtimi dhe vuajtje për dashurinë, që shumëkush mund të gjejë veten.

Ylli i ka shkruar  vetë gjithmonë tekstet e tij por kënga e fundit erdhi me një përjashtim. Ai ua besoi tekstin Armend Rexhepagiqit dhe Aida Barakut.

“E kisha problem të adoptohesha në fillim sepse jam mësuar ta kem në kontroll këngën time. Por kur punon me këngë të porositur siç kam bërë unë me Armend Rexhepagiqin dhe Aida Barakun. Armendi dhe Aida janë njerëz jashtëzakonisht inteligjentë dhe unë ua kam rrëfyer hallet dhe problemet e dashurisë, ata kanë përbirë çdo fjalë dhe çdo fjalë është në tekst”, është shprehur Ylli  në një intervistë për “Klan Kosovën”.

Por na ka treguar edhe detaje nga jeta e tij personale duke u shprehur se gjatë 2019 gjërat nuk i ka shkruar mirë në dashuri.  “2019-ta më ka shkuar si vrënët në dashuri”, ka theksuar këngëtari.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz dashuria e ylli limanit ylli limani dashuria e ylli limanit ylli limani

Sondazh

Poll