Aktualitet

VIDEO/ Drejtonte mjetin nën efektin e drogës, arrestohet 26-vjeçari në Tiranë

I riu i identifikuar me inicialet A.D pas testit të drogës të kryer nga efektivët e Policisë ka rezultuar pozitiv.

25 Gusht 2022, 16:16 Nga e.k
VIDEO/ Drejtonte mjetin nën efektin e drogës, arrestohet
Pamje nga Policia e Shtetit

TIRANË-Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin nën efektin e drogës.

I riu i identifikuar me inicialet A.D pas testit të drogës të kryer nga efektivët e Policisë ka rezultuar pozitiv.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

NJOFTIMI I POLICISË

Tiranë

Policia Rrugore e Tiranës vijon kontrollet e dedikuara, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Si rezultat i kontrolleve të dedikuara, evidentohet dhe goditet 1 tjetër rast i drejtimit të automjetit, nën efektin e lëndëve narkotike.

Shkon në 45, numri i drejtuesve të automjeteve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan.

Shërbimet e Policisë Rrugore, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo drejtojnë automjetet, në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin:

- A. D., 26 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, nën efektin e lëndëve narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

policia e tiranes

Sondazh

Poll