Bota

Mediat serbe: Ministri i Vuçiç është i varur nga droga, Presidenti e çoi në Moskë për rehabilitim

Nova.rs shkruan se Lakiç, i cili më parë ishte pjesë e Partisë Popullore dhe anëtar i ekipit të Zdravko Ponoshit në zgjedhjet e fundit presidenciale shtetërore, thekson se Serbia është i vetmi vend në botë ku ndodhin gjëra të tilla.

22 Gusht 2022, 17:23 Nga I.A
Mediat serbe: Ministri i Vuçiç është i varur nga droga,
Foto Ilustruese

SERBI- Avokati serb Nikola Lakiç ka deklaruar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dërgoi një ministër të tijin në Moskë për tu futur në një klinikë rehabilitimi për varësinë ndaj drogës. Nova.rs shkruan se Lakiç, i cili më parë ishte pjesë e Partisë Popullore dhe anëtar i ekipit të Zdravko Ponoshit në zgjedhjet e fundit presidenciale shtetërore, thekson se Serbia është i vetmi vend në botë ku ndodhin gjëra të tilla.

“Serbia është i vetmi vend në botë që ka një fanatik moral si ministër, të cilin presidenti i vendit e dërgoi urgjentisht në Moskë dy ditë më parë, për të rregulluar varësinë ndaj drogës në një klinikë të njohur”, ka shkruar ai.

Ditë më parë ishte raportuar nga zyrtarët rusë se ministri serb i Punëve të Brendshme Aleksandar Vulin do të takohet në Moskë me ministrin e Jashtëm, Sergei Lavrov. Por ende nuk dihet nëse Vulin është ministri që ka shkuar në Moskë për rehabilitim, apo ndonjë ministër tjetër i qeverisë së Vuçiç.

nikola lakiç aleksandar vuçiç

Sondazh

Poll