Art&Argëtim

Luanesha e re hëngri këlyshët e saj në kopshtin zoologjik në Gjermani

9 Gusht 2019, 17:24 Nga DOSJA
Luanesha e re hëngri këlyshët e saj në kopshtin zoologjik

GJERMANI –Një luaneshë në një kopsht zoologjik në Gjermani ka ngrënë  dy këlyshët e saj të porsalindur. Kjo ngjarje ka lënë të habitur rojet në kopshtin zoologjik gjerman.

Nëna për herë të parë, e quajtur Kigali, lindi këlyshët në kopshtin zoologjik të Leipzig të premten dhe papritmas i hëngri ato tre ditë më vonë, njoftoi kopshti zoologjik.

“Luanesha e cila ishte bërë nënë për herë të parë u kujdes për këlyshët e saj në mbrëmje para se t’i hante të dy këlyshët”- tha kopshti zoologjik të martën, sipas mediave gjermane.

Për shkak se luanesha hëngri këlyshët, nuk mund të bëhet një autopsi dhe një ekzaminim i bebeve”- tha kopshti zoologjik.

Sipas mediave gjermane, kopshti zoologjik dyshonte se Kigali hante këlyshët e saj ndoshta sepse ishte një nënë e re ose që këlyshët kishin probleme zhvillimi.

 Burimi: Nypost

 A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete gjermani kopshti zoologjik nje luaneshe ka ngrene kelyshet e saj gjermani kopshti zoologjik nje luaneshe ka ngrene kelyshet e saj

Sondazh

Poll