Art&Argëtim

Fyeu miqtë në rrjetet sociale, reagon Kozma Dushi: Jam shumë i mërzitur dhe i indinjuar

9 Gusht 2019, 11:48 Nga DOSJA
Fyeu miqtë në rrjetet sociale, reagon Kozma Dushi: Jam shumë i

TIRANË– Këngëtari Kozma Dushi i ka kërkuar falje të gjithë miqëve të tij lidhur me ofendimet që ka bërë në Facebook.

Dushi është vënë në shënjestër për shkak të një llogarie në Facebook që mban emrin e tij, e cila statuse të ndryshme me gabime ortografike të cilat shpesh kanë fyer miqtë e artistit.

Përmes kontaktimit në Blitz.al Kozma Dushi është shprehur se dëshiron që të sqarojë njëherë e përgjithmonë se ai nuk ka as edhe një lidhje me ato që shkruhen në faqen e Facebook që mban emrin e tij.

“Ajo nuk është adresa ime. Asnjë nga fjalët e shkruara aty nuk është bërë nga dora ime. Jam shumë i mërzitur dhe i indinjuar. Unë nuk kam as Facebook, as e- mail, as Instagram, asnjë rrjet social. Atë faqe e ka hapur një person që dëshiron të dëmtojë imazhin tim si artist i njohur, si këngëtar që kam marrë pjesë në 35 festivale dhe vlerësuar me çmime. Ai që po e bën këtë është një person me zemër të keqe, por nuk mundet kurrë të më diskretitojë si artist. Personi që e menaxhon ka fyer dy personazhe të njohur të botës së televizionit dhe politikës me të cilët unë Kozma Dushi nuk kam raport të afërt pasi nuk i njoh mirë. Por fjalët që ai përdor kundrejt tyre shkaktojnë keqkuptim dhe qejfmbetje tek ata që më rrethojnë. E përsëris, nuk jam unë. Nëse ju dërgon ftesë miqësie atëherë mos e pranoni. I vetmi aplikacion që unë përdor është Ëhatsapp ndaj nëse ky njeri ju kontakton, dijeni se nuk jam unë.”,- është shprehur artisti i njohur i shqetësuar nga situata.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz kozma dushi profili falso ne facebook kozma dushi profili falso ne facebook

Sondazh

Poll