Art&Argëtim

“Më kërkuan të vrisja veten”, Taylor Swift tregon tmerrin që përjetoi pas sherrit me Kardashian

8 Gusht 2019, 20:48 Nga DOSJA
“Më kërkuan të vrisja veten”, Taylor Swift tregon

Taylor Swift ka rrëfyer detaje nga sherri i famshëm që pati me Kim Kardashian. Në një intervistë për “Vogue”, Swift shprehet se në atë kohë e gjithë bota iu vu kundër pasi Kim e quajti nëpërkë dhe në disa rreshta të një kënge, Kayne shprehej se ishte ai që e kishte bërë Taylor-in të famshme.

“Nuk mendoj se ka shumë njerëz që e kuptojnë se çfarë do të thotë të urrehesh nga miliona persona. Kur thua që dikush është urryer, nuk është një spektakël televiziv. Është një njeri. Të gjithë dërgonin mesazhe të shumta që ose të mbyllja gojën, të zhdukesha ose të vrisja veten.

Kur isha e vogël dëgjoja njerëz që flisnin për ngacmime në industrinë e muzikës dhe unë nuk i kuptoja. Më pas kur u rrita, kuptova se unë atëherë isha vetëm një fëmijë. Burrat e industrisë më shikonin si fëmijë, që më shumë ju kujtoja mbesën apo vajzën e tyre të vogël se sa një grua të suksesshme. Kur unë fillova të këndoja në stadiume, kur fillova të dukesha si femër e vërtetë, asgjë nuk ishte më e bukur,”– tregon e prekur Taylor.

Së fundmi Swift ka publikuar këngën e titulluar “Calm you down”.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz kanye west kim kardashian taylor swift kanye west kim kardashian taylor swift

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 8 Gusht 2019, 18:31

Ja kush është armiku më i madh i një gruaje!

Një grua ka nevojë të kalojë pak kohë edhe vetëm, por fatkeqësisht nuk e ka këtë luks.Disa muaj më parë, ndërsa përpiqesha të gjeja pak kohë të lirë për të shkr...