Art&Argëtim

Bëri lëmsh rrjetin dhe shau miqtë, Kozma Dushi i shqetësuar: Po më përdorin emrin, nuk jam unë

8 Gusht 2019, 16:35 Nga DOSJA
Bëri lëmsh rrjetin dhe shau miqtë, Kozma Dushi i shqetësuar:

Artisti Kozma Dushi ka reaguar i shqetësuar pasi diksuh që ka hapur një profil në Facebook me emrin e tij e ka vënë në pozitë të vështirë. Në statuse të shumta ky profil me emrin Koza Dushi (Vërteti0 ofendon miqtë e artistit.

Në një prononcim për Blitz.al, Kozma Dushi është shprehur se nuk është ai zotëruesi i kësaj adrese dhe se po i përdorin emrin.

“Ajo nuk është adresa ime. Asnjë nga fjalët e shkruara aty nuk është bërë nga dora ime. Jam shumë i mërzitur dhe i indinjuar. Unë nuk kam as Facebook, as e- mail, as Instagram, asnjë rrjet social. Atë faqe e ka hapur një person që dëshiron të dëmtojë imazhin tim si artist i njohur, si këngëtar që kam marrë pjesë në 35 festivale dhe vlerësuar me çmime. Ai që po e bën këtë është një person me zemër të keqe, por nuk mundet kurrë të më diskretitojë si artist.

Personi që e menaxhon ka fyer dy personazhe të njohur të botës së televizionit dhe politikës me të cilët unë Kozma Dushi nuk kam raport të afërt pasi nuk i njoh mirë. Por fjalët që ai përdor kundrejt tyre shkaktojnë keqkuptim dhe qejfmbetje tek ata që më rrethojnë. E përsëris, nuk jam unë. Nëse ju dërgon ftesë miqësie atëherë mos e pranoni. I vetmi aplikacion që unë përdor është Ëhatsapp ndaj nëse ky njeri ju kontakton, dijeni se nuk jam unë.”– mësohet të jetë shprehuir arstisti I vlerësuar shqiptar.

Por kjo nuk është hera e parë që ndodh kjo gjë. Edhe dy vite më parë, Koza Dushi u gjet në një situatë ku një profil në Facebook me emrin e tij “sulmoi” artistët dhe ish-Presidentin Nishani pas ndarjeve të çmimeve “Mjeshtër i Madh”.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz kozma dushi profili i kozma dushit kozma dushi profili i kozma dushit

Sondazh

Poll