Bota

E dhimbshme/ 11-vjeçarja i lutet policit të takojë nënën e saj, arrestohen 680 punëtorë pa dokumenta në Mississippi

8 Gusht 2019, 16:17 Nga DOSJA
E dhimbshme/ 11-vjeçarja i lutet policit të takojë

MISSISSIPPI- Pas një rrëmuje të madhe me imigrantët dhe autoritet në Mississippi, njerëzit janë tepër të shqetësuar për gjendjen e tyre.

Teksa një turmë njerëzish po prisnin në Morton, Mississippi, në mëngjesin e kësaj të enjteje, me shpresë se autoritetet do të ndjenin mëshirë dhe do t’i ndihmonin, por nuk është bërë asnjë lëvizje që pas arrestimit të 680 personave.

Ndërkohë një vajzë 11-vjeçare e  ju lut një oficeri që ta lejonte të takonte nënën e saj.

Të lutem, a mund ta shoh nënën time?” kanë qenë fjalët e vajzës që u bënë virale në një video në rrjetet sociale ditën e djeshme.

Elizabeth Iraheta tha për CNN se e ndau videon në mënyrë që njerëzit të shohin se çfarë po ndodhte në këtë vend, ku ajo tha se ka punuar ligjërisht për 19 vjet. Ishte shkatërruese, tha Iraheta, të shihje familjen dhe miqtë të vuanin “vetëm për faktin që na duhet të punojmë duhet të torturohemi kaq shumë, e të ndahemi  nga familjet tona.”

Në video ishte i tmerrshëm momenti kur fëmija i lutej policit të takonte nënën. Por më pas vajzës i është thënë se nëna e saj do të lirohej.

Por Iraheta tha se nuk është e sigurt se çfarë do të ndodhë me nënën e vajzës, sepse shumë njerëz u arrestuan në  Mississippi.

Autoritetet ndaluan spastrimin në fabrikat e përpunimit të ushqimit në gjashtë qytete. Të paktën 680 imigrantë pa dokumente u arrestuan.

Arrestimet erdhën si rezultat i urdhër arresteve administrative dhe kriminale të ekzekutuar nga agjentë specialë nga “Homeland Security Investigations”, tha Prokurori amerikan për rajonin jugor të Mississippit, Mike Hurst.

“Sot, përmes punës së palodhur të këtyre burrave dhe grave, ne jemi përsëri duke u bërë një komb që zbaton ligjet,” tha Hurst.

Burimi: CCN

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota arrestohen 680 punetore mississippi arrestohen 680 punetore mississippi

Sondazh

Poll