Bota

Treni u përplas dhe vrau tre emigrantë që po flinin në shina në Greqi

Sipas informacioneve, emigrantët ishin duke fjetur në shina hekurudhore. Hetimet paraprake kryhen nga Departamenti i Qarkullimit në Dramë.

11 Gusht 2022, 12:15 Nga d.a.
Treni u përplas dhe vrau tre emigrantë që po flinin në shina
treni

GREQI- Tre persona humbën jetën tragjikisht nga një tren që po kalonte në Drama mëngjesin e së enjtes. Bëhet fjalë për tre të huaj, emigrantë të paligjshëm, të cilët u morën me vete dhe u plagosën për vdekje nga një tren pasagjerësh që kryente linjën Drama–Selanik, në afërsi të qytetit të Dramës.

Sipas informacioneve, emigrantët ishin duke fjetur në shina hekurudhore. Hetimet paraprake kryhen nga Departamenti i Qarkullimit në Dramë.

Siç thuhet në informacionin zyrtar të Republikës Greke të Greqisë: “Një tren pasagjerësh që drejtonte linjën Drama – Selanik, pranë qytetit të Dramës, ka marrë me vete dhe ka plagosur për vdekje tre të huaj (emigrantë të paligjshëm)”.

vdesin 3 emigrant ne greqi

Sondazh

Poll