Ekonomi

Ibrahimaj: Qarkullimi i hoteleri-turizmit u rrit me 23% në maj-qershor, punësimi gjithashtu shënoi rritje me 16%

Ndërkohë sipas ministrisë punësimi gjithashtu shënoi rritje me 16% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 ose me rreth 23% krahasuar me periudhën para pandemisë (2019).

9 Gusht 2022, 14:59 Nga e.k
Ibrahimaj: Qarkullimi i hoteleri-turizmit u rrit me 23% në maj-qershor,
Foto ilustruese

TIRANË- Sektori i turizmit pavarsisht gjithë vështirësive të hasura për shkak dhe të krizës ekonomike ka pasur një rritje me 23% në maj-qershor, sipas ministrisë së Financave.

“23% më shumë u rrit qarkullimi i biznesit në sektorin e Hoteleri-Turizmit, referuar deklaratave të TVSH-së për periudhën Maj -Qershor 2022 krahasuar me Maj -Qershor 2021”, tha ministrja në një postim në facebook.

"Pothuajse të gjithë aktivitetet e këtij sektori rezultuan me rritje, përkatesisht 'Akomodime të tjera' me 80% dhe "Hotele dhe struktura të ngjashme" me 57%", shkruan ministrja.

Ndërkohë sipas ministrisë punësimi gjithashtu shënoi rritje me 16% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 ose me rreth 23% krahasuar me periudhën para pandemisë (2019).

Të dhënat e tjera tregojnë gjithashtu se sektori i turizmit ka shënuar ecuri positive në maj dhe qershor. Si dhe në maj, në qershor, numri i shtetasve të huaj që hynë në vend është rritur ndjeshëm, duke bërë që për 6 mujorin, ardhjet e turistëve të rriten ndjeshëm në raport me 2019-n.

Sipas të dhënave të INSTAT, për periudhën janar-qershor, në vend kanë hyrë gjithsej 2.5 milionë shtetas të huaj, me një rritje prej 16.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Ndërsa në raport me 6 mujorin e një viti më parë, rritja është 37.5%.

POSTIMI I MINISTRES IBRAHIMAJ

ministria e turizmit dhe mjedisit

Sondazh

Poll