Ekonomi

1 ditë energji në Shqipëri kushton mbi 3.1 milionë euro, FMN: Të mendohet për familjet e varfra

Ekspertët e Fondit Monetar Ndërkombëtar teksa analizojnë luhatjet e forta të tregjeve ndërkombëtare shprehen se nga fillimi i luftës në Ukrainë është dyfishuar çmimi i naftës, katërfishuar i qymyrit, kurse çmimi i gazit natyror është shtrenjtuar shtatë herë.

7 Gusht 2022, 20:11 Nga F.M
1 ditë energji në Shqipëri kushton mbi 3.1 milionë euro,
Foto Ilustruese

TIRANË- ka importuar KESH nga fillimi i vitit deri më tani. Faturat e kripura të importit vijojnë të rriten, ndërkohë që çmimi për megavat në bursë ka kapërcyer mbi 500 euro.  Nga fillimi i vitit 2022 deri më tani, KESH ka importuar 250 milionë euro energji elektrike. Vetëm për 2 javët e para të muajit gusht janë importuar nga jashtë 46.6 milionë euro dhe për shkak të mungesës së reshjeve blerjet do të vazhdojnë. Gaztearja Eliza Gjedikur shkruan për Shqiptarja.,com se çmimet në rritje të energjisë elektrike kanë rritur kostot për evropianët. Ekspertët e Fondit Monetar Ndërkombëtar teksa analizojnë luhatjet e forta të tregjeve ndërkombëtare shprehen se nga fillimi i luftës në Ukrainë është dyfishuar çmimi i naftës, katërfishuar i qymyrit, kurse çmimi i gazit natyror është shtrenjtuar shtatë herë. Me një çmim të energjisë në bursë mbi 500 euro për megavat, FMN thotë se qeveritë duhet të mendojnë për familjet e varfra.

“Çmimet në rritje të energjisë kanë rritur ndjeshëm kostot e jetesës për evropianët. Që nga fillimi i vitit të kaluar, çmimet globale të naftës u dyfishuan, çmimet e qymyrit gati u katërfishuan dhe çmimet evropiane të gazit natyror u rritën pothuajse shtatëfish. Politikat duhet të zhvendosen nga mbështetja me bazë të gjerë duke përfshirë kontrollet e çmimeve në lehtësimet e synuara siç janë transferimet në familjet më të varfra që vuajnë më shumë nga faturat më të larta të energjisë,”- thotë FMN.

Ndërkohë në Shqipëri kur çmimet e larta po mbushin arkën e shtetit, pasi po paguhen më shumë taksa, energjia është ajo që po e boshatis atë. 1 ditë energji elektrike në vendin tonë kushton mbi 3.1 milionë euro, ndërsa në dy javë kjo vlerë shkon në 46.6 milionë euro.

Importet do të vijojnë si pasojë edhe e mungesës së prodhimit vendas, pasi nuk ka reshje.

fondi monetar nderkombetar cmimi i energjise elektrike ne shqiperi kriza ekonomike prej luftes

Sondazh

Poll