Bota

“Po të ishte ai President”, Grenell bisedon me Thaçin në Hagë: Kosova do ishte në paqe

Këtë e ka bërë të ditur vet Grenell përmes Twitterit, duke thënë se nëse Thaçi do të ishte president populli i Kosovës do të ishte në paqe.

8 Gusht 2022, 17:30 Nga I.A
“Po të ishte ai President”, Grenell bisedon me Thaçin
Richard Grenell dhe Hashim Thaçi

HAGË- Ish i dërguari i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka telefonuar ish-presidentin Hashim Thaçi. Këtë e ka bërë të ditur vet Grenell përmes Twitterit, duke thënë se nëse Thaçi do të ishte president populli i Kosovës do të ishte në paqe.

Postimi i Plotë: 

Sapo bisedova me Hashim Thaçin nga burgu në Hagë. Jam i bindur se populli i Kosovës do të ishte në paqe nëse ai do të ishte ende President. Ata gjithashtu do të kishin bashkëpunim më të madh ekonomik me fqinjët e tyre – dhe më shumë punë për fëmijët e tyre nëse Thaçi do të kthehej.

richard grenell hashim thaçi

Sondazh

Poll