Bota

Rusia akuzon Ukrainën për granatime në centralin bërthamor

Në përditësimin ditor, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se Ukraina kreu granatime rreth orës 12:40 pranë pozicioneve në qytetin Marhanets.

8 Gusht 2022, 14:20 Nga d.a.
Rusia akuzon Ukrainën për granatime në centralin bërthamor
termocentral

RUSI- Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha më 8 gusht se Ukraina ka granatuar centralin bërthamor të Zaporizhjas më 7 gusht, duke dëmtuar linjat e tensionit të lartë dhe duke bërë që të reduktohet prodhimi në këtë central. Zaporizhja është centrali më i madh bërthamor në Evropë.

Në përditësimin ditor, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se Ukraina kreu granatime rreth orës 12:40 pranë pozicioneve në qytetin Marhanets.

Granatimet, siç pretendoi Rusia, dëmtuan linjat e tensionit të lartë që furnizojnë me energji rajonet e Zaporizhjas dhe Hersonit, që janë nën kontrollin rus, në jug të Ukrainës.

Sipas Moskës, këto grantime kanë ndërprerë furnizimet me energji. Kievi ka mohuar se ka sulmuar centralin bërthamor. Kompania shtetërore ukrainase e energjisë bërthamore, Energoatom, tha të dielën se një punëtor u lëndua pasi forcat ruse granatuan centralin të shtunën mbrëma.

Këto raportime nuk kanë mundur të verifikohen në mënyrë të pavrur.

Rusia ka marrë kontrollin e Zaporizhjas në ditët e para të pushtimit të Ukrainës. Centrali, megjithatë, operohet nga stafi ukrainas.

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se çdo sulm ndaj centralit më të madh në Evropë mund të cilësohet si “akt i vetëvrasjes”./RREL/

lufta ukraine-rusi termocentrali zaporizhias

Sondazh

Poll