Bota

"Duan të shkatërrojnë Rusinë", Medvedev: Do të arrijmë qëllimet tona në Ukrainë

Medvedev e konsideroi luftën e vitit 2008 në Gjeorgji, zgjerimin e aleancës ushtarake të NATO-s drejt perëndimit dhe luftën në Ukrainë si pjesë e një përpjekjeje të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj për të shkatërruar Rusinë.

8 Gusht 2022, 10:22 Nga d.a.
"Duan të shkatërrojnë Rusinë", Medvedev: Do
Putin

RUSI-Një nga aleatët më të ngushtë të presidentit Vladimir Putin tha të hënën se Rusia do t'i arrijë qëllimet e saj në konfliktin në Ukrainë me kushtet e veta, duke paralajmëruar se Perëndimi kishte një plan afatgjatë për të shkatërruar Rusinë.

Rusia po kryen një operacion të posaçëm ushtarak në Ukrainë dhe po arrin paqen sipas kushteve tona”, tha për TASS në një intervistë ish-presidenti rus Dmitry Medvedev, i cili shërben si zëvendëskryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë.

Medvedev e konsideroi luftën e vitit 2008 në Gjeorgji, zgjerimin e aleancës ushtarake të NATO-s drejt perëndimit dhe luftën në Ukrainë si pjesë e një përpjekjeje të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj për të shkatërruar Rusinë.

“Qëllimi është i njëjtë: të shkatërrohet Rusia”, citohet të ketë thënë ai.

dmitry medvedev vladimir putin nato

Sondazh

Poll