Aktualitet

AMP bën bilancin për korrikun: Për 33 policë është kërkuar arrest me burg, 15 janë pezulluar, 5 arrest shtëpie

Agjensia e Mbikqyrjes raporton se për muajin korrik në prokurori janë referuar 20 raste më 29 punonjës të uniformave blu.

7 Gusht 2022, 14:03 Nga e.k
AMP bën bilancin për korrikun: Për 33 policë është
Policia e Shtetit

TIRANË- Përfshirja e efektive të Policisë në aktivitete të jashtligjshme dhe shkeljes së etikës në punë edhe për muajin korrik ka qenë e lartë. Agjensia e Mbikqyrjes raporton se për muajin korrik në prokurori janë referuar 20 raste më 29 punonjës të uniformave blu.

Tashmë për 33 punonjës policie është kërkuar arrestimi apo ndalimi i tyre. Më konkretisht, gjykata ka vendosur që 11 prej tyre të lihen me masën e arrestit me burg dhe për 5 arrest shtëpie dhe një me detyrim paraqitje. Masë për pezullimin nga detyra, gjykata ka vendosur për 15 efektivë.

Ashtu si edhe në muajt e kaluar, efektivet e rendit dhe sigurisë publike kryesojnë për numrin e ankesave të ardhur nga qytetarët me 67 raste.

Pas rendit dhe sigurisë janë efektivët e hetimit të krimit që kanë marrë 48 shkresa. Por nuk kanë munguar rastet kur të denoncuar janë vetë punonjësit e Agjensisë së mbikqyrjes policore. Një operacion i kryer në Shkodër çoi në pranga 14 efektivë të cilët akuzohen për një tender të dyshimtë në komisariatin e Malsisë së Madhe. Por nga gjykata të gjithë u lanë në masa lehtësuese.

agjensia e mbikqyrjes policore

Sondazh

Poll