Bota

Vokalisti i "Ilirët" akuza ndaj Dukagjin Lipës: S'donte të këndoja këngën e Adem Jasharit

Ai nuk ka kursyer akuzat ndaj babait të Dua Lipës, Dukagjin Lipa i cili është dhe organizatori i festivalit pasi sipas tij ai ka urdhëruar që ai të arrestohet me qëllim që të mos këndojë këngën për Adem Jasharin.

7 Gusht 2022, 11:50 Nga e.k
Vokalisti i "Ilirët" akuza ndaj Dukagjin Lipës: S'donte
Shemsi Krasniqi

KOSOVË- Këngëtari i njohur Shemsi Krasniqi pjesë e grupit 'Ilirët', thekson se është arrestuar nga policia pasi ishte nisur për të kënduar në festivalin “Sunny Hill”. Ai nuk ka kursyer akuzat ndaj babait të Dua Lipës, Dukagjin Lipa, i cili është dhe organizatori i festivalit pasi sipas tij ai ka urdhëruar që ai të arrestohet me qëllim që të mos këndojë këngën për Adem Jasharin.

"Te dashur qytetar. Sot me ka ndodh diqka qe kur ne jete se kisha prit. U nisa ne Germi ne Sunny Hill si pjesmares pa nje pa dy nje polic zyrtar me emrin Shkelzen Xhafa urdheroi te me prangosin pa e ba nje te keqe dhe asnji polic tjeter nuk donte ta beje kete ky matrapaz edhe i denoi disa police pse nuk i perfillen urdhrat e ti ky torrollak qart ashte pagu nga Dugagjin Lipa te me sjell ne kete gjendje se une jam perqare me Dugin se i jam betu ne dy femi te mi se kam me dal me kendu kangen e ADEM JASHARIT e ai ashte betu ne tre femi se nuk ka mem leju", shkruan ai.

POSTIMI I SHEMSI KRASNIQIT

Grupi ILIRËT është formuar ne vitin 1981 dhe po atë vit kanë bere inxhizimin e pare ne RTP. Kenga e pare eshte titulluar "MERITA" dhe në atë vit ka qenë hiti më i madh edhe sot kjo kengë mbahet mend. Iliret kanë qenë grupi më aktiv ne vitet 80-të dhe 90-të. ILIRËT veçohen si grup i cili ka qenë shumë prezent ne paraqitje LIVE dhe janë te njohur me stilin e tyre rock folk dhe sot e asaj dite ata e kultivojnë këTë stil. Në vitin 1990, Ilirët publikojnë albumin "Zgjohu Kosovë".Në vitin 1994, Iliret & Ganja publikojnë albumin "Iliret & Ganja 1".

shemsi kransiqi dukagjin lipa

Sondazh

Poll