Bota

Ëndrra...britanike! Si kalojnë emigrantët me varka, 9 grupe kriminale luftojnë për pushtet

"The Mail" ka zbuluar se mënyra e re e trafikimit kushton 5,500 £, e se të gjithë të rinjtë vijnë për t'u bërë pjesë e grupeve kriminale. Kjo pasi 9 grupe rivale po synojnë të "pushtojnë" Britaninë për ta kthyer në pjesë të një rrjeti të sofistikuar kriminal ndërkombëtar.

7 Gusht 2022, 10:45 Nga k.m.
Ëndrra...britanike! Si kalojnë emigrantët me varka, 9 grupe
Foto ilustruese

BRITANI E MADHE- Të veshur me xhaketa shpëtimi në ngjyrë portokalli të ndezur, një varg i gjatë migrantësh, të gjithë të rinj në të 20-at dhe 30-at e tyre, kaluan në një rrugë në Dover dje dhe ka nisur një jetë të re në Britaninë e Madhe. Ata sapo kishin zbritur nga varkë që i kaloi nëpërmjet kanalit anglez, e më pas të gjithë bënë udhëtimin e rrezikshëm prej 20 miljesh nëpër ngushticën e Doverit.

"The Mail" ka zbuluar se mënyra e re e trafikimit kushton 5,500 £, e se të gjithë të rinjtë vijnë për t'u bërë pjesë e grupeve kriminale. Kjo pasi 9 grupe rivale po synojnë të "pushtojnë" Britaninë për ta kthyer në pjesë të një rrjeti të sofistikuar kriminal ndërkombëtar. Grupet kontrabanduan kolektivisht 2,862 migrantë nëpër Kanal midis 1 qershorit dhe 12 korrikut, ku shumë prej tyre i merrnin varkat e tyre fryrëse nga prodhuesit në Kinë.

Një raport i Bankës Botërore thotë se pas rritjes së fortë të PBB-së vitin e kaluar, përqindja e popullsisë që jeton në varfëri në Shqipëri 'ra ndjeshëm' nga 31 për qind në 22 për qind në vitin 2021. Megjithatë, papunësia mbetet e lartë në veri të vendit, atje edhe nga vijnë shumë të rinj në Mbretërinë e Bashkuar. 

Secilës varkë i vendoset një emër i koduar – shumë prej tyre janë marrë nga mitologjia greke. Grupi më "pjellor" - i quajtur Dragon - transportoi 887 emigrantë, përfshirë 278 nga Shqipëria, me një mesatare prej 52 personash të grumbulluar në çdo varkë. Dokumenti zbulon se si dy nga bandat - Dragon dhe Lotus - kanë varka të bëra me porosi nga fabrika në Kinë me seksione shtesë tubash të futura për t'i zgjatur ato dhe për të rritur numrin e njerëzve që mund të ngarkohen në bord.

Ëndrra...britanike! Si kalojnë emigrantët me varka, 9 grupe

Detektivët sekuestruan 1200 xhaketa shpëtimi, 150 barka gome, pothuajse 50 motorë, armë zjarri, drogë dhe 33,753 £ në para pas bastisjeve kundër grupit kriminal Dragon. Një total prej 39 personash u arrestuan, duke përfshirë 6 në Angli. 

Në dosje gjithashtu bëhet me dije se bandat e quajtura Colossus dhe Behemoth operojnë gjithashtu me varka të mëdha, duke sjellë 546 njerëz brenda 6 javëve.  Më 11 korrik, një grup i madh emigrantësh u fotografua duke mbajtur një varkë me fryrje nëpër dallgë dhe duke e lëshuar atë në det. Mendohet se varka i përkiste njërit prej bandave Lotus, Colossus ose Hydra. Disa orë më vonë, një numër i madh migrantësh u sollën në breg nga Forcat Kufitare.

Deri në vitet e fundit, metoda e preferuar për trafikimin e njerëzve ishte në pjesën e pasme të një kamioni. Por siguria e përmirësuar në portet e Francës dhe Britanisë së Madhe dhe ka rritur rrezikun e zbulimit. Kështu që nga 22,000 £ që paguanin për të shkuar me kamion në Angli, japin shumë fish më pak. 

Gangsterët shqiptarë shpesh veprojnë si ndërmjetës në operacionet e kontrabandës dhe më pas të ardhurit i detyrojnë që të punojnë si 'skllevër' në perandoritë e tyre të kanabisit dhe drogave të tjera. Pas marrjes nën kontroll të pothuajse të gjithë tregut të kokainës në Mbretërinë e Bashkuar, krimi i organizuar shqiptar tashmë ka filluar të dominojë kultivimin e paligjshëm të kanabisit në Britani.

Kriminelët shpesh shfaqin pasurinë e tyre në Facebook dhe TikTok – duke pozuar me grumbuj parash dhe makina luksoze – në një përpjekje për të tërhequr edhe më shumë të rinj që të largohen nga Shqipëria dhe të tentojnë të kalojnë Kanalin. Trafikantët e qenieve njerëzore reklamojnë shërbimet e tyre edhe në TikTok, me dhjetëra video që tregojnë shqiptarët duke bërë kalimin./Dailymail

grupet kriminale ne shqiperi shqiperi

Sondazh

Poll