Aktualitet

Vodhi një telefon dhe u hodh nga ballkoni pasi e pikasi pronarja e shtëpisë! Arrestohet i riu në Vlorë

Pasi vodhi një aparat celular në banesën e saj, i riu kuptoi se u pikas nga pronarja dhe tentoi të largohej duke u hedhur nga ballkoni.

6 Gusht 2022, 09:04 Nga k.m.
Vodhi një telefon dhe u hodh nga ballkoni pasi e pikasi pronarja e
Foto ilustruese

VLORË- Një 26-vjeçar në Vlorë ka rënë në prangat e policisë pasi është pikasur nga pronarja e banesës ku po vidhte. Pasi vodhi një aparat celular në banesën e saj, i riu kuptoi se u pikas nga pronarja dhe tentoi të largohej duke u hedhur nga ballkoni. Gjatë tentativës për t'u arratisur, 26-vjeçari është hedhur nga ballkoni i banesës e për pasojë ka marrë disa dëmtime në trup. Megjithatë nuk ka mundur që të largohet pasi është kapur në flagrancë nga uniformat blu. 26-vjeçari i arrestuar, i identifikuar vetëm me inicialet G.Ç., rezulton i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja” dhe i dyshuar si autor në një vjedhje tjetër. 

Njoftimi i policisë:

Vodhi në banesën e një shtetaseje dhe tentoi të shmangte shërbimet e Policisë që shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar. 26-vjeçari i arrestuar, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja” dhe i dyshuar si autor i një vjedhjeje tjetër. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë penale, pas një telefonate në sallën operative të DVP Vlorë se në një banesë në lagjen “1 Maji” , një shtetas kishte hyrë për të vjedhur në një banesë dhe po tentonte të largohej pasi pikasur nga pronarja e baneses, organizuan menjëherë punën për kapjen e tij. Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë u arrestimi në flagrancë i shtetasit: -G. Ç., 26 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Vlorë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja” më shumë se një herë.

Ky shtetas, gjatë orëve të mëngjesit të ditës së djeshme, dyshohet se ka hyrë në banesën e një shtetaseje dhe pasi ka vjedhur një aparat celular, ka tentuar të largohet pasi është pikasur prej saj. Gjatë tentativës për t’u larguar, 26-vjeçari është hedhur nga ballkoni i banesës (për pasojë ka marrë dëmtime në trup), por nuk ka mundur të largohet pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, të cilat kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, pas telefonatës për këtë rast.

Nga hetimet dhe provat e grumbulluara dyshohet se shtetasi G. Ç. është autori i vjedhjes së një tjetër aparati celular, në lagjen “1 Maji”, më datë 02.08.2022. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

vlore arrestohet i riu ne vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Gusht 2022, 08:35 e.k

Verë “e acartë” për energjinë

Foto ilustruese TIRANË- Vera e nxehtë e këtij viti duket se ka sjellë acar në financat e kompanive publike të energjisë ...