Art&Argëtim

Estela Ujka ia thotë troç mospëlqimin Ori Nebiajt, i kthehet moderatorja (VD)

7 Gusht 2019, 05:40 Nga DOSJA
Estela Ujka ia thotë troç mospëlqimin Ori Nebiajt, i kthehet

Tiranë- Një moment i sikletshëm ka ndodhur gjatë një interviste të Ori Nebiajt me bloggeren Estela Ujka.

Në një bisedë shumë të këndshme në emisionin “Pushime On Top”, nuk munguan as diskutimet për trendet më të reja të modës sidomos për sezonin e plazhit.

Por bloggerja ia thotë troç mendimin e saj moderatores edhe pse kjo e kalon me të qeshur, edhe pse preket.

“Ju sugjeroj vajzave të reja të veshin ngjyrën e bardhë dhe të zezë, jo fosforeshenten siç kanë bërë vajzat e mia. Nuk i duroj dot ato ngjyra”, u shpreh Ujka.

Por në fakt ishte moderatorja ajo që kishte veshur fosforeshente. Kaq ka mjaftuar që të nisin të qeshurat dhe në këtë mënyrë u kalua kjo situatë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz estela ujka ori nebiaj estela ujka ori nebiaj

Sondazh

Poll