Art&Argëtim

FOTO/ E rëndë, humb jetën djali i aktorit të njohur i telenovelave spanjolle

6 Gusht 2019, 17:41 Nga DOSJA

SPANJË- Ferdinando Valencia është një nga aktorët e njohur të telenovelave spanjolle që vazhdon të pëlqehet edhe në ditët e sotme.

Ai sëbashku me bashkëshorten e tij Brenda Kellerman, u bënë prindër për herë të parë me dy binjakët, Dante dhe Tadeo 3 muaj më parë.

Por aktori i njohur po përballet me situatën më të rëndë që mund të ketë kaluar ndonjëherë, pasi djali i tij Dante është ndarë nga jeta.

Ndëra Tadeo gëzon shëndet të plotë, aktori me bashkëshorten e tij po vujanë humbjen e djalit tjetër.

Dante ishte diagnostikuar me meningjit prej momentet e para kur erdhi në jetë, dhe që në atë kohë ka kaluar pjesën më të madhe në spital.

Ka qenë vetë aktori i njohur, ai i cili ka ndarë lajmin e hidhur me fansat dhe miqtë e tij në rrjetet sociale.

Në foton me të birin që ka postuar ai shkruan :“Teksa ti ikën të siguroj që do të më mungosh. Lamtumirë Dante! Lamtumirë dashuria ime”.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz brenda kellerman dante ferdinando valencia humb te birin brenda kellerman dante ferdinando valencia humb te birin

Sondazh

Poll