Aktualitet

Sulmi kibernetik, hakerat paralajmërojnë Shqipërinë: Do suprizoheni, kemi dokumente për qeveritarë

Hakerat shkruajnë në “Homeland Justice” se qeveria shqiptare po bën gjithçka që korrupsioni mos zbulohet, por që zotërojnë dokumentet që do të ‘surprizojnë’ qytetarët shqiptarë.

5 Gusht 2022, 23:53 Nga F.M
Sulmi kibernetik, hakerat paralajmërojnë Shqipërinë: Do
Foto Ilustruese

TIRANË- Shqipëria ka marrë një tjetër paralajmërim nga hakerat pas sulmit që u bë pak javë më parë në faqet e institucioneve shqiptare. Përmes faqes “Homeland Justice” ose “Drejtësia e Atdheut”, hakerat paralajmërojnë nxjerrjen e të dhënave sekrete të qeverisë shqiptare.

Hakerat shkruajnë në “Homeland Justice” se qeveria shqiptare po bën gjithçka që korrupsioni mos zbulohet, por që zotërojnë dokumentet që do të ‘surprizojnë’ qytetarët shqiptarë.

Sulmi kibernetik, hakerat paralajmërojnë Shqipërinë: Do
Paralajmërimi

“Së shpejti do të jeni dëshmitarë të surprizave të jashtëzakonshme në emrin tonë… Qeveria e Shqipërisë bën gjithçka që korrupsioni i saj të mos ekspozohet. Së shpejti do të jeni dëshmitarë të surprizave të jashtëzakonshme në emrin tonë…,”- shkruhet në faqen e “Homeland Justice”.

Sulmi kibernetik, hakerat paralajmërojnë Shqipërinë: Do
Paralajmërimi

Një sulm kibernetik mbylli përkohësisht shumë shërbime dixhitale të qeverisë shqiptare dhe faqe interneti në mes të muajit korrik. Pas këtij sulmi dyshohet se fshihen hakerë pro-iranianë që synonin të prishnin konferencën e një grupi opozitar iranian në Shqipëri. Këtë gjë e bëri me dije 'Mandiant' një prej kompanive kryesore amerikane që trajtojnë çështje të sigurisë kibernetike.

homeland justice

Sondazh

Poll