Bota

Haradinaj-Kurtit: Je bërë ‘good guy’, po vepron vetëm si të thotë Lajçak

Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, i cili ka shtyrë deri më 1 shtator implementimin e vendimeve për reciprocitetin me Serbinë

4 Gusht 2022, 15:18 Nga A.B
Haradinaj-Kurtit: Je bërë ‘good guy’, po vepron vetëm
Ramush Haradinaj

KOSOVË- Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, i cili ka shtyrë deri më 1 shtator implementimin e vendimeve për reciprocitetin me Serbinë, për letërnjoftimet dhe targat. Duke iu drejtuar kryeministrit, ai tha se është bërë “good guy” dhe se po vepron vetëm si po e urdhëron Bashkimi Evropian.

Kurti me të vërtetë është good guy (djal i mirë). Por, është një problem këtu. Sikur të ishte nisur si good guy s’do të kishte dert. Por, është nisur si i fortë. Qe ku ka përfunduar. Shko para, shko mbrapa. Vetëm çka t’i thonë. Dhe a e dini kush? Lajçaku. Sepse atë e thërret Vuçiqi. Kjo është Kosova sot”, u shpreh Haradinaj.

ramush haradinaj albin kurti

Sondazh

Poll