Bota

Rritja e tensioneve pas vizitës së Pelosit, Tajvani anulon 40 fluturime

Në aeroportin e Taipei, ata pretendojnë se anulimi i fluturimeve “nuk është i nevojshëm” në lidhje me stërvitjet ushtarake, raporton AP.

4 Gusht 2022, 14:00 Nga d.a.
Rritja e tensioneve pas vizitës së Pelosit, Tajvani anulon 40
aeroporti

TAJVAN- Tajvani ka anuluar 40 fluturime, ndërsa Kina po zhvillon manovra detare në ujërat përreth ishullit, duke përdorur municion të vërtetë.

Në aeroportin e Taipei, ata pretendojnë se anulimi i fluturimeve “nuk është i nevojshëm” në lidhje me stërvitjet ushtarake, raporton AP.

Manovrat filluan pas një vizite njëditore në Tajvan nga Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi. Në të njëjtën kohë, Pekini ndaloi importin e qindra produkteve ushqimore nga Tajvani, duke përfshirë peshk, fruta dhe ëmbëlsira.

tensionet tajvan-kine nancy pelosi ne tajvan

Sondazh

Poll