Bota

Blinken: Marrëveshja bërthamore e vitit 2015 është më e mira për SHBA-në dhe Iranin

Blinken përsëriti gjithashtu një paralajmërim të SHBA se Koreja e Veriut po përgatitet të kryejë testin e saj të shtatë bërthamor.

1 Gusht 2022, 22:27 Nga I.A
Blinken: Marrëveshja bërthamore  e vitit 2015 është më
Antony Blinken

SHBA- Një kthim në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 mbetet rezultati më i mirë për Shtetet e Bashkuara, Iranin dhe botën. Këtë gjë e ka bërë të ditur Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken në diskutimet globale të mospërhapjes në Kombet e Bashkuara të hënën. Blinken përsëriti gjithashtu një paralajmërim të SHBA se Koreja e Veriut po përgatitet të kryejë testin e saj të shtatë bërthamor.

Presidenti i SHBA Joe Biden tha më herët se Uashingtoni ishte gati të përvijonte një marrëveshje të re të armëve bërthamore me Rusinë dhe i bëri thirrje Moskës që të demonstrojë aftësinë e saj për të negociuar me mirëbesim në bisedimet që filluan të hënën.

antony blinken

Sondazh

Poll