Sport

I theu hundën dhe syzet, ajo i kërkoi darkë, Ronaldo surprizon tifozen e Juventusit: Kampion brenda dhe jashtë fushe (Foto)

28 Janar 2019, 18:40 Nga DOSJA

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo ka suprizuar tifozen e bardhezinjve, Elena Di Martino, të cilën e goditi me top në fytyrë padashje, gjatë ndeshjes Juventus-Kievo.

Ronaldo nuk i dha një darkë siç ajo i kërkoi pas incidentit, por sot e ka takuar në qendrën stërvitore dhe pasi kanë bërë një foto bashkë, ai i ka dhënë një fanellë me autografin e tij ku shkruhej: Për Elenën një përqafim.

Elena e hodhi menjëherë foton dhe dhuratën në rrjetet sociale, dhe shkroi sipër fotove: “Dhurata ime për goditjen me top. Një kampion brenda dhe jashtë fushe… CR7”.

Postimi i Elenës në rrjetet sociale:

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

sport sport cristiano ronaldo elena di martino cristiano ronaldo elena di martino

Sondazh

Poll