Bota

1 vit pas tragjedisë, prokuroria ngre akuzat për vdekjen e 14 pacientëve në spitalin e Tetovës

Besimi dhe udhëheqësi i modulares do të ndiqen për veprën penale vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme, përkatësisht për mos vendosjen e aparateve kundër zjarrit.

28 Korrik 2022, 08:01 Nga d.a.
1 vit pas tragjedisë, prokuroria ngre akuzat për vdekjen e 14
Spitali modular i Tetovës

MAQEDONIA E VERIUT- Ish drejtori i Spitalit të Tetovës, Florin Besimi, udhëheqësi i qendrës për Covid-19, mjeku kujdestar dhe Spitali i Tetovës do të ndiqen penalisht për zjarrin e 10 muajve më parë ku humbën jetën 14 persona.

Besimi dhe udhëheqësi i modulares do të ndiqen për veprën penale vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme, përkatësisht për mos vendosjen e aparateve kundër zjarrit. Ndërkohë mjeku do të ndiqet penalisht për mos veprim sipas rregullativave shëndetësore ndërsa Spitali i Tetovës do të ndiqet për dyja veprat.

Tragjedia e 8 shtatorit në spitalin e Tetovës u mori jetën 14 personave, 12 prej të cilëve ishin pacientë të prekur me COVID-19 që po trajtoheshin në këtë qendër dhe dy të tjerë familjarë të tyre. Spitali u dogj brenda pak minutash, sipas dëshmitarëve dhe shërbimeve zjarrfikëse.

tragjedia ne tetove zjarri ne spitalin e tetoves florin besimi

Sondazh

Poll