Bota

Izraeli i kërkon SHBA-së të ushtrojë presion ndaj Turqisë që të mos nisë një inkursion të ri në Siri

Izraeli i sheh kurdët si aleatë kundër rritjes së ndikimit iranian në Siri.

26 Korrik 2022, 11:56 Nga s.s
Izraeli i kërkon SHBA-së të ushtrojë presion ndaj
Erdogan

IZRAEL- Izraeli i sheh kurdët si aleatë kundër rritjes së ndikimit iranian në Siri dhe i ka mbështetur ata në mënyrë diplomate po ashtu edhe në mënyra të tjera.

Javët e fundit, Izraeli në heshtje loboi administratën e Biden për t'i bërë presion Turqisë që të mos pushtonte Sirinë veriore për një operacion tjetër ushtarak kundër luftëtarëve kurdë që ndodhen atje. Kjo gjë është një moment i ndjeshëm për Turqinë dhe Izraelin, të cilat janë në proçes normalizimi të marrëdhënieve të tyre, raporton en.protothema.gr.

Disa zyrtarë izraelitë deklaruan se këshilltari izraelit për sigurinë kombëtare Eyal Hulata i tha homologut të tij amerikan Jake Sullivan se një sulm i ri turk në Sirinë veriore do të dëmtonte në mënyrë dramatike kurdët dhe mund të përfitonte Iranin në planin e tij afatgjatë. Ky mesazh u përcoll në SHBA nga disa zyrtarë të tjerë izraelitë. Në fund të qershorit në samitin e NATO-s, Biden paralajmëroi presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan një operacioni të ri kundër kurdëve në Siri.

Ditën e djeshme në Teheran, Erdogan diskutoi për Sirinë me presidentin iranian Ebrahim Raisi dhe presidentin rus Vladimir Putin. "Dihej se nuk mund të pritet që Turqia të rrijë duarkryq ndërkohë që organizatat terroriste kërcënojnë sigurinë e saj”, tha Erdogan duke theksuar se pret që Rusia dhe Irani të mbështesin Turqinë në luftën e saj kundër kurdëve.

Një zyrtar i lartë i administratës Biden tha se një sulm i ri turk kudo në veri të Sirisë “do të kishte pasoja shkatërruese humanitare dhe do të përbënte një rrezik serioz për fushatën tonë kundër ISIS-it”.

biden siri izrael erdogan

Sondazh

Poll