Art&Argëtim

VD- Fifi: Do i thoja vetes time 14-vjeçare mos u lidh me askënd, prit se do vijë Adis Patushi në vitin 2021

Këngëtarja tregoi se nëse do t'i jepej mundësia, do ta këshillonte veten që të mos krijonte lidhje me asnjë person.

24 Korrik 2022, 16:04 Nga A.B
VD- Fifi: Do i thoja vetes time 14-vjeçare mos u lidh me askënd,
Fifi

TIRANË- Këngëtarja Filloreta Raçi ka deklaruar edhe një herë se me Adis Patushin ka gjetur dashurinë e vërtetë. Gjatë 'A live night', këngëtarja tregoi se nëse do t'i jepej mundësia, do ta këshillonte veten që të mos krijonte lidhje me asnjë person, deri në moshën 27 vjeçare, atëherë kur u takua me Adis Patushin (ish-bashkëshortin e modeles Adrola Dushi). 

'Nëse do kisha mundësi që ti thoja diçka Fifit 14 vjeçare do të kishte qënë, Fifi kur ti bësh 27-vjet, me 9 dhjetor ke me taku një mashkull që ka me të bo femnen më të lumtur në botë. Prit deri atëherë dhe mos u lidh me askënd e mos ja jep mundësinë as me të fol e as me të kqyr. I kisha thënë prit deri me 9 dhjetor 2021 se do vijë Adis Patushi në jetën tëndë.'- u shpreh Fifi. (momenti 1.10.21 në video)

Kjo nuk është hera e parë që Fifi bën të tillë deklaratë për partnerin e saj. Më herët, këngëtarja ka deklaruar se do donte të ishte ruajtur vetëm për Adisin. Kjo deklaratë u komentua shumë gjatë në rrjet. 

filloreta raci fifi

Sondazh

Poll