Bota

ME VIDEO- Putin çalon teksa zbret nga shkallët e avionit, të gjithë e shohin të habitur

Putini u shfaq i paqëndrueshëm, gjë që nxiti thashethemet për shëndetin e tij. Drejtori i CIA-s, William Burns, këtë javë mohoi zërat se Putini është i sëmurë, por mediat botërore kanë spekuluar prej muajsh rreth diagnozave, duke aluduar nga kanceri deri tek sëmundja e Parkinsonit.

24 Korrik 2022, 17:22 Nga k.m.
ME VIDEO- Putin çalon teksa zbret nga shkallët e avionit, të
Vladimir Putin

RUSI- Vladimir Putin ishte “i ngathët” dhe po çalonte kur zbriti nga shkallët e avionit të tij në Iran. Kur presidenti rus zbarkoi në Teheran për një takim me liderin suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ai dukej se po mundohej shumë teksa tentonte që të zbriste nga shkallët e avionit. 

Putini u shfaq i paqëndrueshëm, gjë që nxiti thashethemet për shëndetin e tij. Drejtori i CIA-s, William Burns, këtë javë mohoi zërat se Putini është i sëmurë, por mediat botërore kanë spekuluar prej muajsh rreth diagnozave, duke aluduar nga kanceri deri tek sëmundja e Parkinsonit.

Pamjet e liderit rus tregojnë krahun e tij të djathtë të ngurtë teksa ai ecën në tapetin e kuq në aeroportin Mehrabad. Ndërsa mediat britanike zhvilluan teori të shumta se kjo ishte një tjetër në një seri "provash" se ai nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Menjëherë pas mbërritjes së tij, lideri rus u takua me Ayatollah Ali Khamenei dhe presidentin iranian Ebrahim Raisi, dhe më pas u takua me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.

Ky është udhëtimi i parë i Putinit jashtë ish-Bashkimit Sovjetik që kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt.

vladimir putin

Sondazh

Poll