Raportohet se Rusia regjistron qindra viktima çdo ditë në Ukrainë
Lufta ne Ukraine RUSI- Një zyrtar i lartë amerikan ka thënë më 22 korrik se Uashingtoni beson që Rusia është duke u...
Më vonë gjatë së premtes, Kievi dhe Moska pritet të nënshkruajnë një marrëveshje në Stamboll për t'i rikthyer eksportet e drithërave ukrainase nga Deti i Zi, edhe pse forcat ruse kanë nisur një sulm të ri me artileri në lindje të Ukrainës.
RUSI- Kremlini tha të premten se është “shumë e rëndësishme” që të zhbllokohen eksportet, teksa Kievi dhe Moska pritet të arrijnë një marrëveshje që do të ndihmojë në lehtësimin e krizës ushqimore globale.
“Është shumë e rëndësishme që të zhbllokohen furnizimet me plehra, ushqime dhe drithëra në tregjet botërore”, tha për gazetarët zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
“Është një sasi e vogël e drithit ukrainas, por megjithatë është shumë e rëndësishme që ky drithë të arrijë në tregjet botërore”, shtoi ai.
Më vonë gjatë së premtes, Kievi dhe Moska pritet të nënshkruajnë një marrëveshje në Stamboll për t'i rikthyer eksportet e drithërave ukrainase nga Deti i Zi, edhe pse forcat ruse kanë nisur një sulm të ri me artileri në lindje të Ukrainës.
Bisedimet për zhbllokimin e eksporteve të drithërave janë ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia.
Peskov tha se ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, do të përfaqësojë Moskën gjatë takimit në Stamboll.
Ai konfirmoi planet për nënshkrimin e marrëveshjes, por nuk dha më shumë komente.
Gjatë vizitës në Teheran më herët gjatë kësaj jave, presidenti rus, Vladimir Putin, tha se Perëndimi duhet t'i heqë kufizimet ndaj eksporteve të drithërave ruse nëse dëshiron që Moska t'i lehtësojë eksportet e drithërave ukrainase.
Pushtimi rus në Ukrainë ka ndërprerë dërgesat e drithërave nga Ukraina, një prej eksportuesve më të mëdha në botë të grurit dhe drithërave të tjera, duke rritur frikën se mund të ketë mungesë të furnizimeve ushqimore globale./REL/
Lufta ne Ukraine RUSI- Një zyrtar i lartë amerikan ka thënë më 22 korrik se Uashingtoni beson që Rusia është duke u...
lija e majmunit BRUKSEL- Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) tha se ka miratuar përdorimin e një vaksine për të zgjeruar përdo...
ariu polar RUSI- Momenti kur një ari polar i uritur, gjuha e të cilit kishte ngecur brenda një kanaçeje, u bë viral në rrje...
Graham Mansfield BRITANI- Një burrë që i preu fytin e gruas së tij "në një akt dashurie" dhe u përpoq të vriste vet...
Një anije lundrimi në Roterdam, Holandë HOLLANDË- Planet për të strehuar refugjatët që mbërrijnë n&e...
delegacionet ne Turqi TURQI- Ukraina dhe Rusia kanë nënshkruar një marrëveshje të mbështetur nga OKB për të lejuar ...
Britania nën presionin e Evropës për fshirjen e abortit BRITANI- Autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar janë nën...
Nusret Gökçe GREQI- Bllokohet prej 48 orësh restoranti “Salt Bae” në Mykonos, nga shefi i njohur turk Nusret G&...
Bnaesat e djegura ne Greqi GREQI- Ekipet inxhinierike të Ministrisë së Infrastrukturës së Greqisë janë duke kr...
Ekipet e zjarrfikësve shihen në pishinë pasi një gropë u hap dhe vrau një burrë IZRAEL- Autoritetet policore kan&eu...