Bota

FOTO/ E rrallë, gruaja zgjohet pas dy vitesh nga koma dhe identifikon vrasësin

Policia tha se Palmer ishte “sulmuar dhe u la që të vdiste”, sipas një deklarate të postuar nga Departamenti i Policisë së Qarkut Jackson. Ajo është gjetur në divanin e saj me lëndime të rënda të shkaktuara nga një mjet që mund të ishte sëpatë.

19 Korrik 2022, 19:56 Nga e.k
FOTO/ E rrallë, gruaja zgjohet pas dy vitesh nga koma dhe identifikon
ëanda Palmer

SHBA- Wanda Palmer një grua nga Virxhinia Perëndimore është zgjuar nga një koma dyvjeçare dhe pasi është zgjuar ka akuzuar vëllanë se e kishte sulmuar atë në rezidencën pranë Cottageville në qershor të vitit 2020. shkruan CNN.

Policia tha se Palmer ishte “sulmuar dhe u la që të vdiste”, sipas një deklarate të postuar nga Departamenti i Policisë së Qarkut Jackson. Ajo është gjetur në divanin e saj me lëndime të rënda të shkaktuara nga një mjet që mund të ishte sëpatë. Sherifi i Jackson, Ross Mellinger  tha për CNN se kur policia mbërriti, ata menduan se ajo kishte vdekur, por e kuptuan menjëherë që ishte gjallë pasi pasi merrte frymë me vështirësi.

FOTO/ E rrallë, gruaja zgjohet pas dy vitesh nga koma dhe identifikon

Daniel Palmer III, 55 vjeç, u arrestua dhe u akuzua për tentativë vrasje dhe plagosje me qëllim, sipas të dhënave të arrestimit të siguruara nga CNN. Sipas autoriteteve, ëanda Palmer tani është “e vetëdijshme”, por e paaftë për të zhvilluar biseda të plota.

shba

Sondazh

Poll