Bota

Prej 3 vitesh në arrati, gruaja e ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski kërkon divorcin

Duke qenë se Gruevski është në arrati prej disa vitehs, njoftimi gjyqësor është publikuar edhe në numrin e djeshëm të Gazetës Zyrtare.

19 Korrik 2022, 17:49 Nga d.a.
Prej 3 vitesh në arrati, gruaja e ish-kryeministrit maqedonas Nikolla
Nikolla dhe Borkica Gruevski

MAQEDONIA E VERIUT- Bashkëshortja e ish-kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Nikolla Gruevski, Borkica ka dorëzuar kërkesën për divorc në Gjykatën Themelore Civile në Shkup.

Duke qenë se Gruevski është në arrati prej disa vitehs, njoftimi gjyqësor është publikuar edhe në numrin e djeshëm të Gazetës Zyrtare.

Nikolla dhe Borkica Gruevski u martuan në maj të vitit 2007 dhe kanë dy vajza. Përfaqësuese e përkohshme e Gruevskit është emëruar avokatja nga Shkupi, Gabriela Jaksevski.

Kërkesa për divorc vjen pas tre vite e gjysmë pasi Nikolla Gruevski u arratis në Budapest, për të mos vuajtur dënimin me burg për rastin “Mercedes”.

borkica gruevski nikolla gruevski

Sondazh

Poll