Art&Argëtim

"Si do ishte jeta jote po mos kishe njohur Zenin"? Armina Mevlani tregon jetën pa Shkëlzen Berishën

Për blogeren, Shkëlzeni nuk ka ndryshuar shumër gjëra në lidhje me karrierën e saj veç faktit që ajo ska gjetur mundësin që të mbyllë masterin jashtë Shqipërisë për modë.

18 Korrik 2022, 15:04 Nga DOSJA
"Si do ishte jeta jote po mos kishe njohur Zenin"? Armina Mevlani
Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha

TIRANË-Blogerja Armina Mevlani ka folur se si do ishte jeta e saj nëse nuk do kishte njohur djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berishën. Teksa ka postuar foto nga pushimet e saj Armina ka zhvilluar dhe një pyetsor me ndjeksit në "Instagram".

Moderatorja është pyetur se si do ishte jeta e saj nëse s'do kishte njohur Shkëlzen Berishën. Për blogeren, Shkëlzeni nuk ka ndryshuar shumë gjëra në lidhje me karrierën e saj veç faktit që ajo ska gjetur mundësin që të mbyllë masterin jashtë Shqipëris për modë. Si duket Armina e ka gjetur balancën mes dashuris dhe punës dhe masteri i ka kaluar në planë të dytë.

"Si mendon se do ishte jeta jote nëse nuk kishe njohur Zenin?-pyetet Armina.

"Mendoj që do kisha studiuar jashtë për master, diçka e lidhur me modën ose filmin, pasi në atë periudhë punoja në një revistë mode dhe më ishte kthyer në pasion. Planet e mia ishin London ose Milan sepse gjatë kohës së Miss World pata  edhe oferta të punoja në këto vende për fotomodele por nuk ishte ajo që doja të bëja në jetë. Ndihem shumë me fat që e kam njohur dhe sërisht punoj në modë dhe tv. Nuk ka gjë më të bukur sesa kur gjen balancën mes dashurisë dhe karrierës, tani masteri mbeti në plan të dytë për modën por do e bëj".-shkruan Armina.

"Si do ishte jeta jote po mos kishe njohur Zenin"? Armina Mevlani

armina mevlani shkëlzen berisha

Sondazh

Poll