Bota

Rinis sot diskutimi për propozimin francez në RMV, seanca e djeshme e shoqëruar me tensione

Në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut vazhduan përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës lidhur me propozimin francez që synon kompromisin me Bullgarinë dhe çeljen e bisedimeve me Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë.

16 Korrik 2022, 09:31 Nga d.a.
Rinis sot diskutimi për propozimin francez në RMV, seanca e djeshme e
parlamenti maqedonas

MAQEDONIA E VERIUT- Ka përfunduar pa rezultat dhe me debate të ashpra dhe dita e dytë e seancë plenare në Kuvendin e Maqedonisë sv Veriut në lidhje me diskutimet për propozimin francez. Seanca do të vijojë sot në orën 11:3- për të tretën ditë rradhazi.

Në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut vazhduan përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës lidhur me propozimin francez që synon kompromisin me Bullgarinë dhe çeljen e bisedimeve me Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë.

Opozita maqedonase, e cila e cilëson propozimin si të dëmshëm për interesat e vendit, u përpoq ta pengonte debatin e nisur që nga dita e enjte. 

Seanca në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut lidhur me propozimin francez vlerësohet si historike nga një pjesë e politikanëve, të cilët synojnë integrimin pa pengesa të vendit në Bashkimin Evropian, ndërsa pjesa tjetër, ligjvënës dhe eksponentë të opozitës maqedonase e quajnë atë të turpshme.

Ligjvënësit opozitarë po përdorën mjete zhurmuese për të penguar fjalimet e kolegëve të tyre të shumicës parlamentare. Të dy palët hedhin kritika dhe akuza të rënda kundër partive rivale lidhur me interesat e shtetit dhe të popullit maqedonas.

Propozimi francez i ofron Maqedonisë së Veriut hapjen në dy faza të bisedimeve për anëtarësim në bllok. Siç njoftoi dje Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në parlament, Bashkimi Evropian është i gatshëm që brenda pak ditësh të mbajë konferencën ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut, sapo kjo e fundit të miratojë propozimin francez.

propozimi francez parlamenti maqedonas

Sondazh

Poll