Bota

20 korriku ditë sprove për Abazoviç, kryeministri do i nënshtrohet mocionit të mosbesimit në Kuvend

Deputeti Damir Shehoviq i Partisë Socialdemokrate shprehet se pret një përgjigje nga kryeministri nëse Kuvendi nuk i jep besimin për të vazhduar drejtimin e qeverisë.

16 Korrik 2022, 09:15 Nga e.k
20 korriku ditë sprove për Abazoviç, kryeministri do i
Dritan Abazoviqi

MONTENEGRO- 20 korriku do njetë një datë vendimtare për fatin e Keyeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe qeverinë e tij pasi do i nështrohen një mocioni votëbesimi në Kuvend. Deputeti Damir Shehoviq i Partisë Socialdemokrate shprehet se pret një përgjigje nga kryeministri nëse Kuvendi nuk i jep besimin për të vazhduar drejtimin e qeverisë.

Kryetari i grupit të deputetëve shqiptarë, Genci Nimanbegu, interesohet se deri ku ka arritur zbatimi i ligjit për heqjen e pasojave të konfiskimit të pronave në Gjirin e Valdanos, i cili u miratua në vitin 2021 me iniciativën e tij.

“Sa është numri i kërkesave të parashtruara për kthim të pronave dhe sa nga ato kërkesa janë realizuar me sukses? Pse nuk respektohet afati i përcaktuar ligjor për zgjidhjen e kërkesave të parashtruara dhe pse mbrojtësi i interesave pronësore dhe juridike të Malit të Zi po e zvarrit procedurën me ankesat e parashtruara kur për këtë nuk ka arsye të paraparë me ligj. Cili është fati i përfundimit që ju dërgova më 11 maj 2022? ”, pyeti ai Nimanbega.

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes për Ndryshim (PZP), Branko Raduloviq, paraprakisht e ka pyetur kryeministrin se si do të vazhdojë qeveria ciklin e investimeve dhe reformat që janë të rëndësishme për të ardhmen e vendit, shkruajnë mediat vendase.

Abazoviç është kritikuar dhe ka humbur besimin në Kuvend të partisë së presidentit Milo Gjukanoviç për shkak të marrëveshjes për themelimin e Kishës ortodokse serbe në Mal të Zi. Qeveria miratoi Marrëveshjen e dakorduar më parë nga kryeministri Dritan Abazoviç me patriarkun Porfirije, përkundër kundërshtimit të një pjese të ministrave dhe shumicës parlamentare që e përkrah atë Qeveri.

mali i zi dritan abazovic

Sondazh

Poll