Art&Argëtim

Humbi 7 kg për të veshur fustanin e Marilyn Monroe, Kim Kardashian po e ‘paguan shtrenjtë’

Ylli televiziv Kim Kardashian shkaktoi reagime të shumta kur u shfaq në ‘Met Gala 2022’ me fustanin ikonik të Marilyn Monroe

11 Korrik 2022, 09:39 Nga A.B
Humbi 7 kg për të veshur fustanin e Marilyn Monroe, Kim Kardashian po
Kim Kardashian

SHBA- Kim Kardashian po vuan pasojat pasi provoi fustanin e Marilyn Monroe në Met Gala 2022. 'Bollyëood life', bën të ditur se rënia në peshë ka ndikuar negativisht në shëndetin e Kim.

Në një intervistë të dhënë për “Allure”, ajo ka deklaruar se pas rënies në peshë, ajo përjetoi acarim të dhimbshëm të lëkurës nga psoriaza, sëmundje për të cilën ajo ka folur shpesh herë.

“Psoriaza shpërtheu në trupin tim dhe unë u preka nga artriti psoriatik, kështu që nuk mund të lëvizja duart. Ishte vërtet e dhimbshme dhe më duhej të shkoja te një reumatolog”, ka treguar Kim.

Ylli televiziv Kim Kardashian shkaktoi reagime të shumta kur u shfaq në ‘Met Gala 2022’ me fustanin ikonik të Marilyn Monroe. Edhe pse bëri të pamundurën që të shkëlqente dhe të merrte vëmendje të veçantë gjatë mbrëmjes, sërish u gjykua me akuzat se shkaktoi dëmtime tek fustani “i shenjtë” i Monroes.

kim kardashian

Sondazh

Poll