Ekonomi

Mbetjet urbane në Bizë, banorët ngrenë alarmin: Po na helmojnë ujërat dhe bimët

1 Gusht 2019, 14:29 Nga DOSJA
Mbetjet urbane në Bizë, banorët ngrenë alarmin: Po na

DURRËS- Rreth 1300 banorë të fshatit Bizë, pjesë e Njësisë Administrative Ishëm, prej më shumë se 6 vitesh bashkëjetojnë me ndotjen masive që i është bërë zonës së tyre.

Një vend-depozitim i mbetjeve urbane të gjithë zonës është krijuar në kodrat e fshatit, duke u kthyer në kërcënim serioz për shëndetin e tyre. Pavarësisht ankesave të herë pas hershme nga ana e tyre, mbetjet urbane, vijojnë të hidhen nga mjetet e pastrimit të Njësisë Vendore Ishëm.


Dekantimi i këtyre mbetjeve, sipas banorëve, ka krijuar ndotje në ujërat nën dhe mbi tokësore të zonës, duke ua dëmtuar kulturat bujqësore me te cilat ushqehen vetë, por edhe bagëtitë.

Banorët shprehen të irrituar për mikrofonin e A2 CNN, ndërsa paralajmërojnë përshkallëzim të rezistencës së tyre, deri në bllokim të aksit kryesor të Gjirit të Lalëzit.

Ata akuzojnë ish-kryekomunarin, Sulejman Ibrahimi, për këtë katastrofë mjedisore që i ka bërë zonës së Ishmit, ndërsa i bëjnë thirrje pushteti vendor dhe Ministrisë së Mjedisit, që të marrin masa për te mos lejuar agravimin e mëtejshëm të situatës mjedisore.

(Marrë nga A2 CNN)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale banoret ngrene alarmin mbetjet ne bize mbetjet urbane ndotja nga plehrat banoret ngrene alarmin mbetjet ne bize mbetjet urbane ndotja nga plehrat

Sondazh

Poll